IMF-të me fitime milionëshe, s’paguajnë tatime

I kanë përfituar 1.3 milionë euro vitin që lëmë pas, por nuk obligohen t’i paguajnë asnjë cent tatim në fitim shtetit.
Tetëmbëdhjetë institucione mikrofinanciare që ekzistojnë në Kosovë po vazhdojnë të operojnë si Organizata Jo Qeveritare, duke iu ikur kështu obligimeve tatimore.

Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka konfirmuar për Tribuna Channel, se BQK nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga institucionet Mikrofinanciare për shndërrim nga OJQ në shoqëri aksionare
Ai ka sqaruar ky ligj nuk ka përcaktuar kompetenca për BQK që do të mund t’i detyronte këto institucione të shndërrojnë statusin e tyre nga OJQ në shoqëri aksionare.

“OJQ-të me status të përfituesit publik gëzojnë të drejtën për lirim nga tatimi dhe lehtësi tatimore dhe fiskale sipas legjislacionit në fuqi me përjashtim të atyre që në esencë janë detyrime për shërbimet publike komunale, prandaj në baze te këtij neni te gjitha IMF OJQ me statusin e përfituesit publik gëzojnë të drejtën për lirim nga tatim”.

Njohësi i ekonomisë, Lekë Musa ka thënë se Banka Qendrore duhet t’i regjistrojë këto institucione dhe ti obligojë që të paguajnë tatim në fitim.
Me ligjet në fuqi Institucionet Mikrofinanciare që dëshirojnë të shëndërrohen në shoqëri aksionare, nuk u lejohet transferi i kapitalit prej OJQ-së në shoqërinë të re aksionare.kohaislame
Artikulli paraprakDisa Shkupjan te Xhamia në Palma de Majorca
Artikulli vijuesFrancezi ia dha serbit planet e bombardimit: Kështu sulmet e NATO-s u shtynë për gjashtë muaj