Thaçi: Në këtë muaj të rahmetit të mbizotrojë solidariteti

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të enjten kryemyftiun e Kosovës, Naim Ternava, dhe të gjithë besimtarët e fesë islame në Republikën e Kosovës për fillimin e muajit të shenjët – Ramazanit.
“Nesër fillon muaj i shenjët i Ramazanit, që është një muaj i sakrificës, adhurimit dhe solidaritetit për të gjithë besimtarët e fesë islame kudo në botë. Edhe besimtarët e fesë islame në Republikën e Kosovës e presin këtë muaj me nderim dhe përkushtim për të përmbushur obligimet e tyre fetare dhe njerëzore ndaj krijuesit dhe shoqërisë në të cilën jetojnë”, thuhet në urim.

“Muaji i Ramazanit, qytetarët e Republikës së Kosovës, këtë vit i gjen në angazhimet për konsolidimin e shtetit të tyre, në angazhimet për shoqërinë demokratike, tolerante dhe solidare për të gjithë. Mesazhet e sakrificës dhe solidaritetit që përcjell muaji i shenjët i Ramazanit, për qytetarët e Kosovës përkujton sakrificën, gjakun, mundin dhe angazhimin e pareshtur për lirinë dhe demokracinë e vendit tonë”.

“Idealet e lirisë, solidaritetit, sakrificës dhe përkushtimit do të jenë të përhershme për Qeverinë e Kosovës, për të rritur mirëqenien e qytetarëve tanë, për të rritur sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në shtetin tonë, për të siguruar një jetë të lumtur dhe në harmoni për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Muaji i Ramazanit do të shërbejë si një përkujtues i angazhimeve për qytetarët e vendit tonë”.

“Dua të ju shpreh urimet e mija për këtë Ramazan, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe përmbushje të detyrave për çdo besimtar. Dëshirojë që në këtë muaj të rahmetit, solidariteti dhe respekti në shoqërinë tonë të jetë në nivelin sa më të lartë. Urojë të gjithë besimtarët që agjërimi, lutjet dhe solidariteti të ju pranohen nga krijuesi fuqiplotë”, thuhet ndër të tjera në urimin e kryeministrit.kohaislame

Artikulli paraprakSHBA-ja ndihmon Kosovën në fushën e sigurisë
Artikulli vijuesKëshilltari i presidentit serb nxjerret jashtë Kosovës