Impulsi i njeriut të mirë – Çfarë e bën njeriun dhe kafshët të ndihen mirë kur bëjnë bamirësi
Pse njerëzit veprojnë bujarisht pa ndonjë përfitim të dukshëm personal, është mister për shkencën.
Kështu edhe tek kafshët.
Vëzhgimet kanë treguar se majmunët, më mirë rrinë pa ngrënë sesa të sulmojnë majmunin tjetër për t’i marrë ushqimin; po ashtu edhe miu preferon të vuajë nga uria sesa të lëndojë miun tjetër.
Por të kuptuarit se si altruizmi punon në tru ka qenë i komplikuar. Kur njerëzit bëjnë diçka bujare, siç ndodh kur japin për bamirësi, qarqe qelizash të caktuara në tru aktivizohen. Dihet se njerëzit ndjejnë një ndryshim midis të bërit mirë për veten dhe për të tjerët. Dhe kjo shtron pyetjen se në ç’mënyrë truri e bën këtë ndarje?
Ndërsa nuk është e qartë se çfarë ndodh saktësisht në trurin e majmunëve, studimi sugjeron se rajoni i trurit, i quajtur orbitofrontal cortex, mund të jetë pjesërisht përgjegjës për krijimin e formave të ndjeshmërisë (empathi). Sipas studimit, ky rajon mund të veprojë në mënyrë të ngjashme tek njerëzit duke shifruar ndjenjat që e bëjnë njeriun të lumtur apo të trishtuar nisur nga shpërblimi personal (egocentrizmi).