Incidente ndëretnike në Shkup

Një incident ndëretnik ka ndodhur sot pasdite në lagjen Hasanbeg të Shkupit, kur persona të panjohur me flamuj kombëtar shqiptarë kanë sulmuar një grup të rinjsh maqedonas që po prisnin autobusin urban në këtë lagje.

Lajmi është bërë i ditur nga portali maqedonas Press24, ku siç thuhet një grup të rinjsh me flamuj shqiptarë pa asnjë arsye kishin sulmuar dhe rrahur fëmijët, që sipas këtij lajmi kanë qenë të përkatësisë maqedonase. Nga MPB kanë thënë për portalin maqedonas se janë ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e këtij incidenti.

Në një incident tjetër persona të panjohur kanë hequr nga një shtyllë një flamur maqedonas dhe e kanë djegur ate në parkun e Çairit. Sipas policisë, edhe në këtë rast po hulumtohet për ndriçimin e këtij incidenti. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakMotorola ofron maksimumin e jetëgjatësisë së baterisë
Artikulli vijuesAkuzon PDK-në