Indi: 17 të vrarë nga ikja në rrëmujë

Ikja në rrëmujë, gjatë një festivali fetar në Indi, ka vrarë 17 njerëz, përfshirë nëntë fëmijë.

Autoritetet policore kanë thënë se ndërprerja e energjisë elektrike ka panikuar turmat, të cilat i luteshin Perëndisë në shtetin Bihar.

Të paktën 20 njerëz të tjerë janë plagosur në incident – gjashtë nga ta në gjendje kritike.

Incidentet e tilla janë mjaft të zakonshme gjatë festivaleve fetare në Indi, të cilat përfshijnë dhjetëra mijëra adhurues.

Nëntë njerëz kanë vdekur nga ikja në rrëmujë në muajin shtator, gjatë një festivali tjetër në lindje të Indisë.

Artikulli paraprakVendet myslimane nisin forumin ekonomik
Artikulli vijuesIsh-kryeministri kroat dënohet me 10 vjet burgim