Kreu i OBI: Konflikti sektar, kërcënimi më i madh për botën islame

Konferenca e 6-të e Ambasadorëve vazhdon me një ritëm të lartë punimet në Ankara.

Mysafiri i parë i Konferencës sot ishte Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Iyad Medeni.

Në fjalë drejtuar ambasadorëve turq Medeni paralajmëroi për konfliktet sektare në botën islame, ndërsa shtoi se Organizata pret shumë gjera nga Turqia.

“Të gjithë ambasadorët turq i shikojmë si një pikë konsultimi dhe përkrahjeje, ne kemi besim tek opinionet tuaja”, nënvizoi Medeni.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Iyad Medeni tha ndër të tjera se Turqia ka luajtur një rol pararojë brenda Organizatës në shumë çështje të ndryshme, si gjendja e myslimanëve Ruhinga në Birmani, lufta kundër islamofobisë etj. “Nga Turqia presim shumë”, shtoi ai.

“Kërcënimi më i madh që kemi përpara është konflikti sektar”, theksoi Medeni. Nëse do të lejonim një konflikt shiit-suni, atëherë nga kjo nuk do të dilte askush fitues, humbësit do të ishim përsëri ne, cilësoi Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve diplomatët sot patën një drekë pune me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.

Pasdreke ambasadorëve turq do t’u drejtohen me nga një fjalim Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahur, Zv.Kryeministri Ali Babaxhan dhe Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Taner Jëlldëz./trt

Artikulli paraprakDeputeti Ahmeti: Alaram, Kosova në rrezik prej antiteistëve
Artikulli vijuesNSA ka instaluar fshehtas 100 mijë programe në kompjuterë të botës