India përfshihet nga vala e të nxehtit, të paktën 100 të vdekur

Pjesa veriore e Indisë është goditur nga vala e të nxehtit me temperatura mbi 45 gradë Celsius, e cila në javët e fundit mori mbi 100 jetë njerëzish.

Sipas zyrtarëve, më të prekura nga kjo valë janë Telangana, Andhra Pradesh dhe Odisha. Për shkak të temperaturave të larta janë mbyllur edhe shkollat.

B.P. Yadav nga Zyra Meteorologjike indiane në Nju Delhi, për AA tha se temperatura e larta priten të zgjasin deri në maj.

“Shtetet si Odisha dhe Telangage po përballen me valën e të nxehtit dhe kjo është normale. Nuk presim ndryshime të motit deri në maj”, tha Yadav.

Artikulli paraprakLewandowski synimi kryesor i Liverpoolit
Artikulli vijuesNë 413 shkon numri i viktimave të tërmetit në Ekuador