Policët kanë malltretuar psikikisht familjarët e të arrestuarve

Në lidhje me arrestimin e 20 personave kanë filluar të dalin në shesh edhe veprimet e pahijshme të policisë maqedonas që kanë trajtuar familjarët e të arretuarve.

Pasi kishin bastisur, konfiskuar kompjuterin dhe telefonat celularë, në shtëpinë e njërit nga të arrestuarit policët kishin kërkuar të pinë edhe kafe nga zonja e shtëpisë. “Kërkuan edhe kafe me pi. S’kishim çfarë të bëjmë, kush s’guxojke me ju thënë jo. U çua nëna dhe u bëri kafe. Njëri polic bile edhe ka fjetur dy orë në sallon se tha se ka qenë i lodhur dhe tërë natën pa gjumë”, rrëfeu për ekipin e gazetës “KOHA” një i ri, familjar i tre vëllezërve Haziri nga Shutka.
Vallë, nëse në një familje ku shkohet për të arrestuar dhe gjetur persona të akuzuar për terrorizëm, a ka kushte që me u shtri polici edhe me i bë dy orë gjumë?/albtime/kohaislame

Artikulli paraprakNdërkombëtarët të rezervuar në lidhje me rastin
Artikulli vijuesTË KURSEHET UJI