Indonezi: Është gjetur kutia e zezë e aeroplanit rus

Ushtarët e Indonezisë e kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit Sukhoi të prodhimit rus, i cili u përplas gjatë një fluturimi të shkurtër demonstrues më 9 maj.

Zëdhënësi i agjencisë për kërkim-shpëtim në Indonezi, Gagah Prakoso, tha se kutia e zezë me incizimet e të dhënave është gjetur afër vendit ku ndodhen mbetjet e aeroplanit, në një luginë të thellë afro 500 metra.
Piloti i aeroplanit kishte kërkuar që të ulej pak para se aeroplani të zhdukej krejtësisht nga radarët në një terren malor.
Të 45 njerëzit në aeroplan e kanë humbur jetën./BS/kohaislame

Artikulli paraprakNdërmarrja Google e çuditur me suksesin e Androidit
Artikulli vijuesGjyqi i terroristit Breivik, i riu i vë flakën vetes para gjykatës