Inicuesi i Kryqit, Todorov kërkon që të hiqet Shqiponja në Çair!

Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov gjatë protestave të sotme kërkon që të hiqet shqiponja në Çair, dhe se i njëjti e dënon vandalizmin dhe demolimin e themeleve të kryqit në Butel.

 “Kjo që u bë më 3 mars është parë nga ISIS në Irak dhe Siri. KBM vërteton se në Maqedoni nuk do të përsëritet skenari i Ukrainës dhe Sirisë.
Në Maqedonia nuk do të lejojmë luftë në bazë fetare dhe etnike me qëllim formimin e qeverisë për ndryshimin e emrit të shtetit Maqedoni dhe identitetin e maqedonasve.
Është e pritshme sjellja e BDI-së, për shkak 100 mijë votues që nuk janë në Maqedoni për arsye se ata asnjëherë këtu nuk kanë jetuar”, theksoi Todorov.
Artikulli paraprakSpasovski: Padi për dëmtuesit e gurthemelit të kryqit
Artikulli vijuesKush janë financuesit e kryqeve në Maqedoni?!