Spasovski: Padi për dëmtuesit e gurthemelit të kryqit

Oliver Spasovski paralajmëron padi kundër personave të cilët i kanë dëmtuar themelet e kryqit që do të ndërtohen në Butel. Ministri i Brendshëm thotë se nuk janë të vërteta pohimet se policia nuk ka reaguar në kohë dhe në mënyrë adekuate.

“Kjo kohë në Republikën e Maqedonisë është kohë në të cilën duhet të merren dhe vendime racionale dhe të arsyeshme dhe jo vendime në nivel të emocioneve. Policia veproi në përputhje me rregullat dhe ne besojmë se gjëja më e rëndësishme është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, dhe të mos lejojmë të kemi eskalim të përplasjeve. Lehtë është ta ndizni zjarrin, megjithatë më e rëndësishme është që të kemi parandalim dhe të mos lejojmë eskalim të situatës”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Artikulli paraprakMuhamed Zekiri: I frigsohem vetëm Allahut o ju kërcnues!
Artikulli vijuesInicuesi i Kryqit, Todorov kërkon që të hiqet Shqiponja në Çair!