Zëvendëskryeministri sirian: Siria e gatshme të diskutojë rreth dorëheqjes së Assadit

Siria është e gatshme të diskutojë dorëheqjen e presidentit, Bachar al-Assad nëpërmjet një procesi negociatash me opozitën, deklaroi të martën në Moskë zëvendëskryeministri sirian, Jamil Qadri.

“Gjatë procesit të negociatave, ne mund të diskutojmë të gjitha çështjet, përfshirë edhe këtë”, deklaroi Jamil Qadri në një konferencë shtypi pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov./trt/kohaislame

Artikulli paraprakKreu i ushtrisë amerikane viziton Irakun
Artikulli vijuesSerwer: Serbia mund të pranohet në BE, por pa Kosovën