Institucionet shëndetësore heshtin para skandalit në QKUK

Asnjë veprim nuk ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë pas skandalit që ndodhi në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të martën, kur një pacient u la për disa orë në sallë të operacionit, si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërmjet mjekëve të këtij reparti.
Zyrtarë të QKUK-së, një ditë pas skandalit, kur në QKUK arritën prokurorë e policë, kanë thënë se rasti tashmë është vendosur t’i kalohet komisionit etik profesional, shkruan “Tribuna”.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, ka thënë se Mehmet Maxhuni, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, është larguar nga Komisioni Etik Profesional, anëtar i të cilit është, në mënyrë që rasti të zgjidhet pa implikime.

“Të gjithë ata që kanë bërë shkelje të mundshme – do të përgjigjen”, ka thënë Fazliu.

Sipas tij, mjekët në repart nuk do të ndodhë më që ta bojkotojnë njëri-tjetrin. “Secili është i obliguar ta kryejë punën e tij”, ka thënë Fazliu, sipas të cilit, asnjë pacient më nuk do të neglizhohet.

Megjithatë, Fazliu insiston se nuk është rrezikuar pacienti në asnjë rast. /Tribuna/

Artikulli paraprakOVL e UÇK-së në udhëkryq, protesta apo parti
Artikulli vijues3175 automatë nuk i kontrollon shteti