Intensifikohen luftimet në Siri

Luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve raportohet të jenë intensifikuar në veri të Sirisë.

Aktivistët thonë se forcat qeveritare janë sulmuar rënd përreth aeroportit ndërkombëtar dhe një baze ushtarake në qytetin e Alepos.

Burimet e njëjta po ashtu thonë se kryengritësit kanë pushtuar një pikë kontrolli të policisë ushtarake, në afërsi të zonës së demilitarizuar, në kufi me Izraelin.

Në një tjetër zhvillim, shefja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, duhet të hetohet për krime lufte.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë edhe ndërhyrjen eventuale ushtarake.

Protestat e para antiqeveritare në Siri kanë në nisur në mars të vitit 2011. Regjimi ka shtypur dhunshëm protestuesit që kërkojnë reforma demokratike në vend.

Kombet e Bashkuara thonë se afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira./BS/kohaislame

Artikulli paraprakBosnjë, 4 ish-policë shpallen fajtorë për gjenocid
Artikulli vijuesKosi largon zbokthin