Interneti po mbaron hapësirën e adresave

CNN raporton se interneti po mbaron hapësirën e adresave. Tashmë ka shënuar një hap gjigant, duke arritur nga 4.3 miliardë adresa unike në 340 undecillion (që është 340 trilionë trilionë trilionë).

Për të parandaluar një gjë të tillë, Internet Society një organizatë që vendosë standardet globale me seli në Gjenevë, dhe Reston, Va, kanë punuar për vite me rradhë për të nisur një protokoll të ri të Internetit (IP) të quajtur IPv6.

IP është një standard i komunikimit global që përdoret për lidhjen e pajisjeve së bashku. Çdo pajisje në rrjet – kompjuteri juaj, smartphon-i, laptop-i, tableta- kanë nevojë për një adresë unike IP.

Me IPv6, tani ka kombinime të mjaftueshme të IP-ve për secilin në botë, që të kenë miliarda e miliarda IP adresa për çdo sekondë të jetës së tyre. Kjo tingëllon si një sasi e paimagjinueshme e madhe, por është e nevojshme, sepse numri i pajisjeve të lidhura është afër eksplodimit.

Nga viti 2016, Cisco (CSCO, Fortune 500) parashikon se do të jenë tri pajisje rrjeti për person në tokë.

CNN thotë se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për smartphon-in apo tabletën, por edhe lavatricet, automjetet dhe gjësnedet tjera do jenë të lidhura me internet. /albeu/kohaislame/

Artikulli paraprakTwitter përfiton më shumë në celularë
Artikulli vijuesGoogle paraqet hartat 3D dhe modulin offline për aparatet celularë