Kamera “Raven” 4K e veçantë për dron

Kompania Red, e njohur më së miri për kamerat profesionale të saj, të cilat përdoren në filma të nivelit të lartë, sapo ka lansuar një kamerë për prodhuesit e filmave me buxhet më modest, e cila është krijuar në veçanti për të incizuar pamje me dron.

Kjo kompani ka krijuar kamera për filmin “The Hobbit” e disa të tjerë, transmeton Koha.net.

Kamera e quajtur “Raven”, e cila mund të prodhojë video 4,096 x 2,160 4k RAW me 120 frames në sekondë, raporton Engadged.

Red, vetëm për trupin e kamerës ka vendosur një çmim prej 5.950 dollarë, ndërsa duhet të shpenzoni edhe 10 mijë dollarë para se të mund ta shfrytëzoni në maksimum këtë kamerë, duhet të bleni edhe censori Red Dragon, i cili vlen rreth 29 mijë dollarë, por kompania ka krijuar një version më të vogël të censorit që kushton më lirë,

Kjo kamerë është mjaft e lehtë, rreth 1.5 kg, duke e bërë shumë të lehtë ngjitjen me dronë, kompania ka ofruar edhe një paketë të veçantë “Jetpack” që do të mund të shfrytëzohet për të kapur pamjet përmes dronit, së bashku me një paketë të veçantë për prodhuesit e dokumentarëve dhe televizionet.

Para-porositë kanë filluar, kurse në treg pritet që të lansohet në shkurt të vitit 2016.

Artikulli paraprakNjë ditë e Sokolit në burgun e Manastirit
Artikulli vijuesTheren me thikë dy persona në Prizren, dërgohen në spital!