Intervistë për KI: Ja çfarë thotë Gëzim Kelmendi pas kurthit në debatin e…

Në një intervsitë për KohaIslame, deputeti i Kuvendit të Kosovë, Gëzim Kelmendi ka folur për atë që ndodhi në debatin në emisionin “Rubikon” duke sqaruar disa gjëra. Megjithëse ai u përfol se është nxehur, e bile edhe nga moderatori pas emisonit atij u tha mysafir “pa trohë edukatë”, që sipas Gëzimit kjo tregon dobësinë morale të moderatorit.
Ai është pyetur edhe lidhur me atë se a ka probleme personale me Dardan Gashin, e ai ka thënë se ka problem me punën e tij si Ministër në të kaluarën. Në këtë intervistë kemi biseduar edhe pse deputeti Gëzim Kelmendi nuk ia ka dhënë votën për president Hashim Thaçit.
Lexojeni intervistën të plotë:
KohaIslame: Çfarë ke prezantuar në “Rubikon”?
Gëzim Kelmendi: Në “Rubikon” kam prezantuar të drejtën, mbështetjen e popullit turk kundër grushtshtetit dhe terrorizmit.
KohaIslame: Pse je nxehur aq shumë?
Gëzim Kelmendi: Nuk jam nxehur, përkundrazi ne vetveten time kam qene shume i vetëdijshëm se çka po flas. Por, kur je i vetëm kundër 4 të tjerëve, duhesh të iu përgjigjesh te të katërtëve. Dhe nëse tenton tê ju përgjigjesh të katërtëve, atëherë duhesh me fol më shumë se një person, dhe nëse fol më shumë se një person, atëherë tingëllon se je nxehur.

 

KohaIslame: Pse mendon se të është ngritur kurth?
Gëzim Kelmendi: Kurthi është ngritur si hakmarrje e Dardanit, pasi ditë më parë ne kishim një debat në Infomagazine. Adriatiku dhe Dardani janë kolegë në fushën e gazetarisë dhe mbi të gjitha kanë qëndrime të njëjta sa i përket Muslimanëve dhe Islamit.
Kështu e kanë hartuar këtë strategji duke u përforcuar edhe me dy “ekspert” nga fusha e sigurisë.

 

KohaIslame: A u kërkon falje atyre që ishin të pranishëm?
Gëzim Kelmendi: Jo nuk kam pse të u kërkoj falje, përkundrazi ata duhen të më kërkojnë falje.

 

KohaIslame: A do të shkosh në “Rubikon” prapë?
Gëzim Kelmendi: Në “Rubikon” nuk do të shkoj, vetëm nëse Adriatiku kërkon falje publike atëherë e konsultoj këtë çështje.
KohaIslame: Çfarë thua për statusin e Adriatikit ku të ka quajtur pa trohë edukate?
Gëzim Kelmendi: Statusi i Adriatikut ne FB menjëherë pas përfundimit të debatit, tregon dobësinë e tij morale dhe profesionale. Çdo gjë që ka dashur të më thotë, ka mundur në debat, e pse është frikësuar apo nuk ka ditur, mbetet në karakterin e tij personal. Një gazetar i pajisur me virtyte dhe profesionalizëm, e thotë në debat atë çka duhet thënë, e jo me shkrime pas debatit. Krejt çka ka mundur dhe ka ditur të thotë Adriatiku gjatë debatit ka qenë: qe ku e ki derën, ta ndala mikrofonin dhe ndërhyrjet e tij amorale në dëm të diskutimit tim.
KohaIslame: A keni lidhje familjare pasi edhe ju edhe moderatori jeni Kelmend?
Gëzim Kelmendi: Jo nuk kam lidhje familjare, vijmë nga i njëjti qytet, por në Pejë ka shumë familje me mbiemër Kelmendi.
KohaIslame: A keni problem me Dardan Gashi?
Gëzim Kelmendi: Jo nuk kam problem me Dardan Gashin, por kam problem ne punën e tij si Ministër gjatë mandatit të kaluar dhe fyerjet e tij të vazhdueshme në drejtim të Muslimanëve dhe Islamit. Gjatë mandatit të tij si Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ka sponsorizuar Ligjin për Zhurmat, ku Ezanin e ka cilësuar si burim i zhurmës dhe në paraqitjet e tij mediale, Ezanin e ja quajtur ndotje akustike. Në të njëjtën periudhë nga ndaluar kundërligjshëm ndërtimin e Xhamisë në Veternik, Prishtinë, duke pezulluar lejen lëshuar nga Komuna e Prishtinës ( në kohën e Isa Mustafës). Ish-Ministri Dardan Gashi, është i akuzuar nga zyrtari i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimi Hapësinor, Besim Dobruna, për keqpërdorim të 32.5 milion eurove. Tash, Dardan Gashi në rolin e “opinionistit” udhëheq një emision “Republika” ku në vazhdimësi fyen dhe ofendon besimtarët Musliman.

 

KohaIslame: Pse jeni therrë në sy për shumë njerëz?
Gëzim Kelmendi: Nuk e di pse jam therrë në sy, por e di se prej fillimit të njerëzimit, ka pasur dhe do të ketë kundërshtarë. Dhe për kundërshtarët padyshim që do të jem therrë në sy. Gjuha me të cilën unë flas, është gjuha argumentit që ndokujt nuk i pëlqen dhe atëherë atij i bëhem therrë në sy.

 

KohaIslame: A e kishe lëshu Kosovën për një rrogë 10 mijë euro në Gjermani si stomatolog?
Gëzim Kelmendi: Jo nuk e lëshoj Kosovën, kam vendosur të punoj për Kosovën dhe popullin e Kosovës, e jo të punoj për interesin tim personal.

 

KohaIslame: A e përdor fenë për poena politik?
Gëzim Kelmendi: Jo, kurrë nuk e kam përdorur dhe as nuk e përdori fenë për poenë politik.

KohaIslame: Pse nuk e votove Thaçin për president, a je i kërcënuar?
Gëzim Kelmendi: Nuk e kam votuar ngase nuk ka qenë korrekt në premtimet e tij dhe nuk është figurë unifikuese, rol të cilin duhet ta ketë Presidenti i Kosovës. Jo nuk jam i kërcënuar.

 

KohaIslame: Si po ecën shtrirja e Partisë Fjala?
Gëzim Kelmendi: Partia FJALA vazhdon çdo ditë e më shumë të zgjerohet në tërë Kosovën. Anëtarësimi i vazhdueshëm i kuadrove të reja, është tregues i qartë se jemi në rrugë të mbarë drejt suksesit dhe realizimit të programit tonë. Anëtarësimi bëhet kryesisht përmes mënyrës “online” në faqen tonë zyrtare në Facebook. Deri me tani kemi arritur të shtrihemi gati në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Tash jemi në fazën e organizimit të Kuvendeve Zgjedhore nëpër Komunat e Kosovës. Kemi përfunduar me Pejën, Drenasin, Skenderaj dhe Gjakovën. Ditëve në vijim na presin Kuvendet Zgjedhore në Komunat e tjera.

 

KohaIslame: Për idetë e tua a i frikësohesh burgut?
Gëzim Kelmendi: Jo, aspak nuk i frikësohem burgut. Idetë e mia janë në frymën e paqes, tolerancës, drejtësisë dhe bashkëjetesës me të gjithë qytetarët, pavarësisht fesë dhe kombësisë./KohaIslame

Artikulli paraprakNëse më vret një Mysliman – Ja çfarë testamenti len prifti shqiptarë
Artikulli vijuesArrestohet një nga emrat më të rëndësishëm të FETÖ-s, Davut Hancı