IOM: Afër 3 mijë refugjatë kanë humbur jetën këtë vit në Mesdhe

Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) të martën bëri të ditur se sivjet përmes Mesdheut në Evropë kanë arritur rreth 200.000 persona, ndërsa gjatë këtij kalimi kanë humbur jetën rreth 3.000 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

“Deri tani këtë vit kanë vdekur 2.809 persona krahasuar me 1.838 të vdekur në muajt e parë të vitit 2015”, tha Joel Millman, zëdhënës i IOM-it.

Sipas të dhënave të IOM-it 376 refugjatë kanë vdekur në Detin Egje mes Turqisë dhe Greqisë, ndërsa 2.427 refugjatë kanë humbur jetën duke tentuar që të arrijnë në Itali nga Afrika Veriore, në të shumtën e rasteve nga Libia.

Sivjet në Evropë kanë arritur 206.400 refugjatë, prej tyre 156.782 kanë ardhur nga Turqia në Greqi, ndërsa 48.527 kanë arritur në Itali, theksojnë nga IOM.

Artikulli paraprakI madhi Erdoğan, ja çfarë thotë në një iftar
Artikulli vijuesJa çfarë porosisin hoxhallarët për Muajin Ramazan