Ja çfarë porosisin hoxhallarët për Muajin Ramazan

Vetëm se gjendemi në Muajin Ramazan, në muaj i njohur për shumë mirësi. Ne si portal informativ KohaIslame, kemi bërë disa intervista të shkurtra duke kërkuar nga hoxhallarë nga trojet shqiptare disa këshilla të shkurtëra.

1 Bekir HalimiHoxha nga Maqedonia, Bekir Halimi ka thënë: ” I këshilloj të kujdesen shumë për nijetin, ta dinë qartë pse agjërojnë edhe çka fitojnë nga kjo vepër e rëndë. Ta kenë parasysh vazhdimisht se ketë adhurim e kryejnë si nënshtrim ndaj Zotit dhe për të fituar shpërblimet e Tija. Duke kuptuar se ky muaj është koha kur njeriu është mysafir i veçante i Allahut dhe duhet të shfrytëzon të gjitha mundësitë qe ta meriton ketë mysafirllëk te Allahu. Të shton adhurimet edhe në sasi edhe në cilësi. Te shfrytëzon për forcim të lidhjeve farefisnore dhe risocializimin e shoqërisë moderne. Të detyron veten të solidarizohet me të varfrit dhe skamnorët dhe te jetë në shërbim të tyre. Dhe pas krejt këtyre veprimeve të vazhdon me lutje drejtuar Allahut qe tërë këto adhurime ti pranon dhe regjistron ne regjistrin e veprave te mira.
2. Enes GogaHoxha Enes Goga, kryeimam në Pejë ka thënë:” Ta freskojmë shpirtin tonë në vazhdimësi me pendim-tevbe të sinqertë. Të bëjmë përpjekje me anë të pendimit tonë të sinqertë të fillojmë një kapitull të ri në të gjitha dimensionet e jetës tonë. Ta falënderojmë Allahun teala që na mundësoi edhe një herë ta përjetojmë Ramazanin dhe mirënjohja më kuptimplote është kur ne e jetësojmë Ramazanin dhe e përjetojmë në plotni bekimet e këtij muaji. Ky muaj para se të jetë muaj i agjërimit është muaji i Kuranit, ngase ne ketë muaj Allahu i Madhërishëm zbriti Kuranin. Le ti kushtojmë vëmendje Kuranit në ketë muaj seriozisht, të jetojmë me dritën e Kuranit duke medituar dhe përjetuar ekstaza shpirtërore të stolisura me dritën dhe jetën që dhuron Kurani. Të e kemi shëmbëlltyrë të dashurinë tonë në bujari, e nëe Ramazan bujaria e tij alejhi selam arrinte kulminacionin. Me pëlqeu pa masë humanizmi në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës diku në Shkup, u ofrohet bukë falas skamnorëve. Dhe e fundit duke u nisur nga fakti se statusi i agjëruesi mundëson duan e pranuar, të lutemi, të lutemi dhe të lutemi. Mos e neglizhoni kohen e iftarit të lutemi Allahu të na fusë në listën e të amnistuarve prej zjarrit përgjithmonë. Mos ti harrojmë prindërit tonë në këtë dua, të lutemi për popullin dhe Vatanin tonë si dhe për gjendjen e Umetit në përgjithësi.”

maxresdefaultHoxha Omer Berisha, imam në Xhaminë Bujaria në Austri ka thënë: ” Kushedi, ndoshta ky është Ramazani i fundit për dikë prej nesh, atëherë le të përpiqemi patjetër që të korrim suksesin e premtuar nga Allahu: falja e gjynaheve dhe shpëtimi nga Zjarri.”
Ebu BekerHoxha Ebu Bekër Ruli nga Prizreni ka thënë: “I këshillojë që të shtojnë ibadetet më shumë dhe ti keni frikë Allahut. Po ashtu tu kushtojmë shumë kujdes raporteve familjare dhe ti rregullojmë ato.
maxresdefault (1)Hoxhë Bedri Lika, imam në Xhamin Fetah Efendiu në Shkup ka thënë: ” Të mundohet që gjatë ramazanit ti instalon vetes një virtyt pozitiv i cili do ti shërben gjatë tërë jetës dhe të mundohet të largon një mangësi nga vetvetja nga e cila do të jetë rehat përgjithmonë“.

538199_3461959830603_1869902631_nHoxhë Valdet Kamberi, nga Presheva ka thënë:”Së pari qëllimi i agjërimit tonë si edhe i gjithë adhurimeve të tjera të jetë vetëm për Allahun e Lartësuar dhe sipas shembullit të Profetit, salaAllahu alejhi we selem. Jo vetëm largim nga ngrënia dhe pirja, por nga çdo gjë që e zhvlerëson agjërimin. Ta shfrytëzojmë këtë muaj të bekuar në maksimum, me lexim të Kur’anit, dhikër, vizita të familjarëve, dhënie të iftarëve etj. Të mos na ikin namazet me xhematë e as namazi i teravive, të mos e kalojmë kohën gjate ditës dhe pas teravive me gjëra që s’kemi dobi edhe nëse në esencë janë hallall. Të jetë një muaj i ndryshimit për të mirë, e sidomos rregullimi i raporteve dhe bamirësia ndaj prindërve tanë. Eduakatën prej agjëruesi ta kemi edhe pas muajit të agjërimit. E lusim Allahun e Lartësuar të na lehtësojë agjërimin, të na pranojë adhurimet, të dëlirësojë shpirtërat tanë dhe emrat tanë t’i regjistrojë në regjistrin e banorëve të Xhenetit.”
Kjo është vetëm një pjesë nga matrialet që hoxhallarë të ndryshëm kanë porositur lexuesit e KohaIslame për muajin e Ramazanit. Në ditët në vazhdim do të sjellim këshillat nga hoxhallarv të tjerë nga trojet shqiptare./KohaIslame

Artikulli paraprakIOM: Afër 3 mijë refugjatë kanë humbur jetën këtë vit në Mesdhe
Artikulli vijuesYildirim viziton të plagosurit nga sulmi i djeshëm terrorist në Stamboll