iOS 9 i gatshëm për tu shkarkuar

Edicioni i fundit i iOS, softuerit dhe sistemit operativ mobil të Apple, është pothuajse këtu – sepse njerëzit do të mund ta shkarkojnë atë të mërkurën.
Të gjitha pajisjet nga iPhone 4s e tutje duhet të marrin një njoftim se versioni më i ri i sistemit operativ të Apple – iOS 9 – është në dispozicion për tu instaluar.

iOS 9 është një përmirësim dhe përditësim pa pagesë që mund të merret edhe nga pronarët e modeleve të vjetra të iPhone, ndërsa në modelet e reja iPhone 6s dhe 6s Plus, versioni më i ri i softuerit të kompanisë vjen i para-instaluar.

Tipari më i madh është Apple News, një platformë e cila ua mundëson botuesve të dërgojnë artikujt dhe storjet e tyre direkt tek konsumatorët.

Përdoruesit mund të zgjedhin burimet e tyre të preferuara të lajmeve, dhe artikujt më pas ruhen dhe janë një “ushqim” i vazhdueshëm për përdoruesin.

Artikulli paraprakA e kishit menduar se misri i zier ka këto veti të mrekullueshme?
Artikulli vijuesO’Connell: I turpshëm raporti i Kosovës në luftën kundër korrupsionit