iPhone SE mund të incizojë video 4K

Kompania Apple së shpejti do të mbajë një ngjarje, saktësisht më 21 mars, në të cilën do të prezantojë telefonin e saj të ri iPhone SE dhe iPad Pro.

Tani raportohet se para apo gjatë ngjarjes, kompania do të demonstrojë se si SE mund të incizojë videot prej 4K.

Video promovuese vetvetiu nuk është aq shumë me interes siç është mundësia e 4K për kamerën e iPhone SE, transmetonKoha.net. Deri më tani është thënë se do të përdorë procesorin e Apple-it, A9 (sikurse i iPhone 6s), por do të mungojë veçoria siç është 3D Touch.

Ka pasur pyetje në lidhje me atë se sa karakteristika Apple do të marrë nga 6s. Spekulimet e mëhershme kanë sugjeruar për një kamerë prej 8 megapikselë, por tani thuhet se SE do të vijë me kamerën prej 12 megapikselë (dhe me mundësi të incizimit të videove 4K) me fotografitë Live sikurse 6s.

Artikulli paraprakDy receta shtëpie për të kuruar infeksionet urinare
Artikulli vijuesThirrja e studentes 21-vjeçare për kolegët e saj pasi gati vdiq nga mbidoza e alkoolit