Irak, forcat Peshmerge dhe ushtria operacion për shpëtimin e Mosulit

MOSUL (AA) – Komandanti i Forcave Speciale (Zerevani) të Ministrisë së Peshmergëve në Qeverinë Rajonale të Irakut të Veriut gjeneral brigade Behçet Tejmez ka theksuar se forcat Pershmerge dhe ushtria e Irakut do të kalojnë në sulm nga zona të ndryshme për rimarrjen e Mosulit nga organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Tejmez në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se “forcat Peshmerge që nga viti 2015 kontrollojnë veriun, perëndimin dhe lindjen e Mosulit”.

“Aktualisht vetëm pjesa jugore e rajonit ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste dhe ushtria e Irakut po përpiqet të vendoset atje. Kur të nis operacioni të gjithë do të kalojnë në sulm nga rajoni dhe pozitat që ndodhen”, tha Tejmez.

Ai vuri në dukje se Pershmergët janë të gatshëm për operacione.

Artikulli paraprakAir France: Një pasagjere ka fshehur foshnjen një vjeçare në çantën e dorës
Artikulli vijuesEmigrantët në Slloveni vetëm me viza