Irak: Protestat shndërrohen në kaos

Rojet personale të zëvendës-kryeministrit Saleh al-Mutlaq hapën zjarr, duke plagosur 2 vetë.

Përpjekjet e zëvendës-kryeministrit irakian për të qetësuar protestat anti-qeveritare në perëndim të vendit kanë përfunduar me kaos. Rojet personale të zëvendës-kryeministrit Saleh al-Mutlaq suni hapën zjarr duke plagosur 2 vetë, ndërsa protestuesit përpiqeshin të sulmonin zyrtarin e lartë irakian.

Incidenti ndodhi sot pranë qytetit Ramadi, ku mijëra irakianë të komunitetit suni ishin mbledhur për protesta prej një jave. Protestuesit kundërshtojnë masat që i konsiderojnë si diskriminim nga qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki, që i përket komunitetit shiite, qe ne ditet e sotme eshte bere shumice. Protestuesit bllokuan edhe një rrugë të rëndësishme.

Artikulli paraprakKosova në 2012-n
Artikulli vijuesZhvillimet e vitit 2012 në Rusi