Vatikani e shtyn misionin paqësor për në Siri

Një mision paqësor për në Siri nga të dërguarit e Papa Benediktit XVI është shtyrë për një datë tjetër për shkak të përkeqësimit të krizës, njofton një zyrtar i lartë i Vatikanit.
Delegacioni pritej të udhëtonte për në Siri gjatë kësaj jave, për të shprehur solidaritetin e Kishës Katolike me të krishterët në këtë rajon dhe për të bërë thirrje për përfundim të luftës civile.

“Duke e marrë parasysh seriozitetin e situatës, vizita për në Siri është shtyrë”, ka njoftuar Kardinali Tarcisio Bertone, gjatë një samiti të peshkopëve në Romë, transmeton Rel.

Ai tha se delegacioni prej 17 anëtarëve pritet të udhëtojë për në Siri pas përfundimit të samitit, që pritet të mbyllet të dielën, dhe me gjasë do të ndryshojë edhe përbërja e delegacionit. /Telegrafi/

Artikulli paraprak“Ku Klux Klan” i vuri flakën një vajze në SHBA
Artikulli vijuesUshtria pushton rrugët e Bejrutit