Irani avancon teknologjinë për pasurim të uraniumit

Një raport i ri i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka vënë në pah se Irani ka përmirësuar kapacitetet e tij për të pasuruar uranium, duke instaluar qindra centrifuga më shumë.

Raporti i ANEB-it thotë se Teherani është duke ecur përpara në ndërtimin e një reaktori të ri kërkimor.

Ai, megjithatë, tregon rritje të kufizuar në rezervat e ndjeshme atomike të “Republikës Islamike”.

Kritikët thonë se Irani është duke bërë përpjekje për krijimin e armës atomoike. Por, Teherani thotë se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor./bs/kohaislame

Artikulli paraprakSami Lushtaku 24 orë në arrest policor
Artikulli vijuesProkurori Mustafi dënohet me pesë vjet burgim për korrupsion