“Assad, jo azil, gjykim për krimet e tij”

Sayda: “Duam armë që të ndalojmë tanket dhe avionet luftarake të Asadit, këtë kërkojmë ne!”

Grupi opozitar në mërgim Këshilli Kombëtar sirian u kërkoi vendeve të tjera të armatosin luftëtarët kryengritës. Kreu i tij, Abdulbaset Sayda thotë se në vend që t’i ofrohet azil, presidenti Bashar al Assad duhet gjykuar për masakrat e kryera në Siri.
“Duam armë që të ndalojmë tanket dhe avionet luftarake të Asadit, këtë kërkojmë ne!”, citohet të ketë thënë ai gjatë një konference për shtyp në Abu Dhabi.
Bashkë me këtë këkesë erdhi dhe thirrja drejtuar të gjithë vëllezërve dhe miqve arabë, sic tha ai, për të mbështetur ushtrinë e lirë siriane. Deri më tani, kryengritësit në Siri nuk kanë marrë ndonjë ndihmë ushtarake nga jashtë, të paktën jo në mënyrë të hapur.
Në muajin prill, shtetet e Gjirit pranuan të paguanin për luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane. Por kritikët nxituan të deklaronin se fondet mund të përdoreshin për të blerë armë në tregun e zi.
Sayda e bëri të qartë mendimin e grupit opozitës se shembulli i Jemenit, ku presidentit Ali Abdullah Saleh iu ofrua amnistia në këmbim të largimit nga pushteti, nuk është i aplikueshem për Sirinë.
“Në Siri po kryhen masakra në masë. Ne besojmë se në këtë situatë nuk mund të ketë kompromis, Bashar al Asadi duhet të dalë përpara gjyqit. Ai nuk është gjë tjetër vecse një kriminel, e nuk ka pse i jepet strehim”, tha Sayda.
Ai shtoi se grupi që drejton do të diskutojë planet e një qeverie tranzicioni me grupet rebele të përfshira në luftime. Lideri i një qeverie të tillë, sipas liderit opozitar, duhet të jetë njeri i ndershëm dhe patriot i angazhuar për realizimin e objektivave të revolucionit.
Një ditë më parë, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë Kofi Anan shprehu shqetësimin që i kanë ngjallur raportet e përqendrimit të trupave dhe armatimet e rënda përreth qytetit të dytë më të madh të vendit, Alepo.
Shtimi i forcave qeveritare atje është sipas tij një tjetër provë e domosdoshmërisë për arritjen e sa më të shpejt të një tranzicioni politik, i cili do të conte drejt një stabilizimi të politikës në vend duke i dhënë kështu fund krizës siriane./tch/kohaislame

Artikulli paraprakSerwer: Duhen veprime nga Serbia, jo vetëm fjalë
Artikulli vijuesZuckerberg: Facebook nuk do të prodhoj telefon