Kreu i programit bërthamor të Iranit, i cili njëkohësisht është edhe zëvendëspresident i vendit, Ali Akbar Salehi,do tëtakohet sot me organizatën bërthamore çeke.
Takimi vjen në ditën e dytë të vizitës së tij në Pragë, e cila po fokusohet në marrëveshje të mundshme biznesore, pas tërheqjes së sanksioneve ndërkombëtare, që erdhën nga nënshkrimi i marrëveshjes me fuqitë botërore.
Gjatë ditës së djeshme, Salehi u takuar me kryeministrin çek, Bohuslav Sobotka dhe ministrin e Jashtëm, Lubomir Zaoralek, e gjithashtu edhe me ministrin çek të Tregtisë dhe Industrisë.
Zaoralek tha pas takimit se bashkëpunimi bërthamor me Teheranin “përfaqëson një mundësi të madhe” për Republikën Çeke.
Ai nuk dha hollësi të tjera.
Ndërsa Salehi tha dje se ai me të vërtetë ishte habitur dhe hutuar nga niveli i përparimit të shkencëtarëve bërthamorë çekë.