Pas bisedimeve të zhvilluara në Teheran mes dy presidentëve të Iranit dhe Kinës, është vendosur për lidhje më të ngushta ekonomike dhe politike.Sipas BBC-së, dy liderët kanë nënshkruar 17 marrëveshje për një sërë çështjesh, që nga energjia e deri tek nxitja e tregtisë deri në 600 miliardë dollarë.
Që nga heqja e sanksioneve javën e kaluar dhe në më shumë se një dekadë,
Xi Jinping është lideri i parë kinez që viziton Iranin.
Ndërkohë, presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi se ai dhe homologu i tij kishin nënshkruar një “dokument gjithëpërfshirës 25-vjeçar” për marrëdhëniet strategjike.
Sipas Rouhanit është diskutuar edhe për terrorizmin, situatën në Lindjen e Mesme, si dhe për shkencën, teknologjinë moderne, kulturën, turizmin, sigurinë dhe çështjet e mbrojtjes.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Teheran, presidenti Xi pritet të takohet edhe me liderin suprem, ajatollahun Ali Khamenei.
BBC shkruan se, “Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit. Të dy vendet shpresojnë se marrëdhënie më të forta do të vijojnë në epokën e post-sanksioneve të Iranit”.
You Might also Like
Skandal në Francë: Medikamenti eksperimental me kanabis mbyt pacientin
Një person ka humbur jetën ndërkohë që pesë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë,…
By
Redaksia
1 Min Read
(Video) Ja si e vrau ushtria nje protestues Pro Mursi
Ne video shihet si vritet nje protestues Pro Mursit. Vrasja behet me gjakeftohtesi, edhepse protestuesit…
By
Redaksia
0 Min Read
Ankara: edhe pse i plagosur, shoferi ndihmonte të tjerët
Nexhati Jilmaz , shoferi i autobusit i cili ishte cak i sulmit në kryeqytetin turk…
By
Redaksia
1 Min Read
Në ekskursionin edukativ, rakia në vend të ujit (VIDEO)
Nxënësit e Gjimnazit Shoqëror “Sami Frashëri” të Prishtinës kanë kaluar disa ditë në Shqipëri në…
By
Redaksia
1 Min Read
Takohen Papa dhe Nikoliq-i, temë edhe Kosova
Presidenti serb Tomisllav Nikoliq, është takuar sot gjatë ditës, e premte, në Vatikan, me Papa…
By
Redaksia
0 Min Read
Dosja e Shefave: Kush është njeriu më i fortë në Pejë, sipas Xhevat Grabovcit? (Video)
Një telefonatë kishte mjaftuar që Salih Mekaj të emërohej në krye të Gjykatës së Apelit.…
By
Redaksia
10 Min Read
