Irani do të prodhojë raketa me saktësi të lartë veprimi

Ministri iranian i mbrojtjes, gjeneral Ahmed Vahidi, theksoi se së shpejti do të lansohet linja prodhuese e dy sistemeve të reja ushtarake me saktësi të lartë veprimi. Linja prodhuese e raketave me saktësi të lartë dhe anijeve të armatosura fluturuese do të lansohet së shpejti, tha para gazetarëve gjeneral Vahidi.

Gjatë viteve të fundit, Irani ka bërë përparime të rëndësishme në sektorin e tij të mbrojtjes dhe ka arritur vetë-mjaftueshmërinë në prodhimin e pajisjeve të rëndësishme ushtarake. RII vazhdimisht e ka bërë të qartë se forca ushtarake e saj është e bazuar vetëm në doktrinën e mbrojtjes dhe parandalimit nga ndonjë sulm i mundshëm , e në asnjë mënyrë nuk përbën kërcënim për vendet tjera. Ndërkaq lidhur me zhvillimet në Siri, Vahidi ka thënë se informatat e dhëna nga disa media se Irani ka trupa në këtë vend janë vetëm propagandë dhe qëllimi i tyre është për të arsyetuar sulmet e grupeve terroriste në këtë vend./irib

Artikulli paraprak“Hiqni barrikadat për të mirën e juve”
Artikulli vijuesJahjaga dhe Thaçi në Olimpiadë