Irani do të ulë çmimin e gazit dhe do t’i paguaj kompensim Turqisë

Ky informacion u konfirmua nga zëvendësministri iranian i naftës dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë kombëtare të prodhimit iranian të gazit Hamid Riza Iraki

Irani do të eksportojë gaz në Turqi me kosto më të ulët për 13.3 përqind dhe do t’i paguajë kompensim prej 1.9 miliardë dollarë, thuhet në vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me padinë e ngritur nga Turqia kundër Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky informacion u konfirmua nga zëvendësministri iranian i Naftës dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë kombëtare të prodhimit iranian të gazit, Hamid Riza Iraki.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve (ISNA), zv/ministri Iraki në Teheran, ka deklaruar se në bazë të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit është vendosur ulje e çmimit të gazit që eksportohet në Turqi si dhe sasia e kompensimit që duhet të paguhet.

Ai theksoi se në bazë të vendimit të gjykatës, gazi i cili do të dërgohet në Turqi do të shitet me çmim më të ulët për 13.3 përqind dhe se Teherani do t’i paguaj Ankarasë kompensim prej 1.9 miliardë dollarë.

Turqia në vitin 2012, ngriti padi kundër Iranit para gjykatës ndërkombëtare për shkak të çmimit të lartë të gazit iranian. Gjykata ndërkombëtare e Arbitrazhit në vitin 2011 vendosi që Turqisë gazi duhet t’i shitet me çmim më të ulët nga 10-15 përqind.

Artikulli paraprakMadagaskari, ishulli i katërt më i madh në botë
Artikulli vijuesBritani, “Brexit” në duart e Parlamentit