Isa Mustafa i përgjigjet opozitës: programi ynë nuk kryhet për dy javë por brenda mandatit qeverisës!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pikërisht në kohën kur opozita tregonte se do t’i vazhdojnë protestat, ka vizituar panairin “Prishtina 2015”, ku tha nuk i bënë përshtypje asnjë afat i opozitës sepse programi qeverisës nuk kryhet për dy javë.

Mustafa tha se edhe në këtë panair ka vërejtur se nuk është situata ashtu siç paraqitet në terren, pasi që asnjë biznes nuk po ankohet.
Ai tha se bizneset këtu patën kërkesa që Qeveria të punojë më shumë në politikat fiskale dhe zhvillimore.

“I premtova biznese që do t’i përkrahim të konkurrojnë edhe në tregun regjional dhe me gjerë dhe në këtë mënyrë do të ketë edhe rritje të numrit të të punësuarve”, ka thënë Mustafa.
Kurse i pyetur rreth kërkesave të opozitës, Mustafa tha se nuk bëhet fjalë për injorim por se Qeveria po angazhohet të realizojë programin e vet zhvillimor.

“Nuk na bëjnë përshtypje asnjë afat sepse programi nuk kryhet për dy javë por do të punojmë që të kryet brenda mandatit qeverisës”, ka thënë ai.kohaislame
Artikulli paraprakRusia ul normën bazë të interesit
Artikulli vijuesTregu i tabletëve në tatëpjetë. Vazhdon rënia e shitjeve