Shqiptarët festojnë këto ditë 100 vjetorin e pavarësisë dhe të krijimit të shtetit të parë pas rënies së perandorisë osmane. 28 nëntori është dita më e shënuar për shqiptarët kudo ku janë. Mes përshëndetjeve e festimeve këto ditë, një vend i rëndësishëm mirënjohejeje i është kushtuar Presidentit amerikan Woodraw Wilson, që shqiptarët e konsiderojnë si mbrojtësin e egzistencës së shtetit të tyre. Kjo mirënjohje është thelluar më tej sot me mbështetjen e Shteteve e Bashkuara për shpëtimin e Kosovës nga spastrimi etnik i regjimit të Millosheviçit dhe më pas duke u bërë mbështetësi kryesor i pavarësisë së saj. Shtetet e Bashkuara ishin po ashtu instrumentale në mbështetjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Zëri i Amerikës do t’ju sjellë në ditët në vazhdim mesazhe përshëndetjeje dhe intervista me ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991. Dhe ndërsa Shqipëria feston më 28 Nëntor 100 vjetorin e pavarësisë, vetëm një javë më pas, më 4 dhjetor, mbushen 90 vjet nga vendosja e marrëdhënieve të para diplomatike me Amerikën në vitin 1922. Në kuadër të përshëndetjeve të ish ambasadorëve amerikanë, ju ftojmë të ndiqni intervistën që kolegu Arben Xhixho zhvilloi me ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, William Ryerson. Ambasadori Ryerson sh]rbeu nabnë nga dhjetori i vitit 1991 deri në tetor të vitit 1994.
You Might also Like
SHBA – Iran: Përparime në bisedimet mes tyre
Diplomatët e lartë amerikanë dhe iranianë thonë se po bëhet përparim në bisedimet mbi programin…
By
Redaksia
1 Min Read
Obama: Koha e luftës po përfundon
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se “koha e luftës” po përfundon dhe se disfata e…
By
Redaksia
2 Min Read
Plagosen 76 palestinezë vetëm ditën e premte
76 palestinezë kanë humbur jetën dhe janë plagosur për shkak të plumbave dhe gazit lotsjellës…
By
Redaksia
1 Min Read
"Turqia është e para në botë sa i përket pranimit të refugjatëve"
Drejtori i Qendrës Informative të OKB-së për Marokun, Fethi ed-Debbabi, tha se Turqia është e…
By
Redaksia
2 Min Read
Al-Kaida: Sulmi vetëvrasës me bombë në Jemen ishte hakmarrje
Al-Kaida tha se sulmi vetëvrasës me bombë në Jemen, i cili dje vrau të paktën…
By
Redaksia
1 Min Read
Mianmar(Burma) akuzohet për spastrim etnik ndaj muslimanëve
Organizata ndërkombëtare Amnesty internacional ka akuzuar Mianmarin (Burma) dhe grupet budiste për spastrim etnik, ku…
By
Redaksia
1 Min Read
