Pas Italisë edhe Britania njohu koalicionin e opozites siriane

Italia njohu koalicionin e ri të opozitës siriane si përfaqësuesin legjitim të popullit në Siri, u shpreh të hënën kryeministri italian, Mario Monti gjatë një konference për shtyp në Katar.

“Kemi njohur koalicionin, që përfshin komponentët e ndryshëm të opozitës siriane, si përfaqësuesin legjitim të popullit”, deklaroi Monti gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij të Katarit, Sheikh Hamad ben Jassem Al Thani.

Deri tani Franca ishte vendi i parë perëndimor, që njohu zyrtarisht koalicionin e ri të opozitës siriane si përfaqësuesin e vetëm legjitim të popullit në Siri.

Koalicioni i opozitës siriane, i formuar në fillim të nëntorit, u njoh edhe nga Britania e Madhe si përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit të Sirisë, njoftoi të martën Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar William Hague, duke folur në Dhomën e Komunave të Parlamentit britanik.

Koalicionin gjithashtu e kanë njohur si të vetmin përfaqësues legjitim të popullit sirian edhe vendet arabe të Gjirit Persik, një sërë anëtarësh të Ligës së Shteteve Arabe si dhe Turqia.

Artikulli paraprakIsh ambasadori William E.Ryerson uron shqiptarët për 100 vjetorin e Pavarësisë
Artikulli vijuesVLORË: KARTËMONEDHAT LOKALE, MË PARA KRIJIMIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË