Ish deputeti gjerman: Islami e bëri Evropën rajonin më të zhvilluar në botë

0
950

Shkrimatari dhe ish deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Jurgen Todenhofer, në profilin e tij në Facebook ka shkruar një tekst interesant për Islamin në Evropë. Ai e përkrah deklaratën e kryeministres Merkel, se islami është pjesë e Gjermanisë.

“Miq të nderuar, Merkel është nën kritika të ashpra të bashkë-partiakëve të saj për shkak të deklaratës se Islami është pjesë e Gjermanisë. Deklarata e saj në aspektin historik nuk është e tepruar, në fakt një deklaratë e tillë është e pamjaftueshme. Islami nuk është vetëm pjesë e Gjermanisë dhe Evropës, por ai është kushti i suksesit të tyre. Suksesi i Evropës dhe identiteti i saj nuk bazohet vetëm në rrënjat e saja krishtero-hebraike por një pjesë të madhe bazohet edhe nga dijet dhe njohuritë antike. Civilizimi i lartë greko-romak u zbulua nga dijetarët musliman në kohën e depërtimit të muslimanëve në tokën Evropiane. Dijetarët muslimanë e përsosën atë civilizim dhe nëpërmjet Spanjës ia sollën e Evropës. Gjermania ka pasur dobi të madhe nga kjo, sidomos në lëmin e teknikës, mjekësisë, astronomisë dhe kimisë. Kështu Islami u bë motori i domosdoshëm i zhvillimit evropian. Evropa i siguroi vetes një përparësi të madhe civilizuese – teknike në raport me kontinentet tjera. Edhe sot e kësaj dite Evropa nxjerr nga ky transferim i hershëm i dijes nga ana e Islamit dhe muslimanëve. Pra, Islami e bëri Evropën rajonin më të zhvilluar në botë”, ka shkruar Todenhofer, i cili në 5 mandate ka qenë deputet në parlamentin gjerman, që nga viti 1972 deri në vitin 1990.