Ish kampioni në mundje antonio Innoki përqafon Islamin

Ish kampioni në mundje japonezi Antonio Inoki, i cili kohë më parë vizitoi Pakistanin u konvertua në fenë Islame

Sipas të përditshmes pakistaneze The Tribune Express, kampion në pension, i cili kohët e fundit vizitoi Pakistanin, u konvertua në Islam dhe e ndërroi emrin në Muhammed Hussein.

“Tërë jetën time më ka munguar e vërteta, sot e kam gjetur të vërtetën. Lus Zotin që të vdes me këtë të vërtetë, andaj u bëj thirrje të gjithëve ta përqafojnë të vërtetën… Islamin”, tha në deklaratën e tij Inoki

Inoki lindi më 20 shkurt 1943, në qyteti japonez i Yokohama. Njihet si themeluesi i mundjes profesionale në Japoni. Në vitin 2010, ai u bë kampion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 1 shkurt të vitit 2010, WWE njoftoi se Inoki pranohet në WWE Hall of Fame si pjesë e klasës së vitit 2010, duke qenë japonezi i parë në histori që merr këtë nder./islamgjakova/kohaislame

Artikulli paraprakPërkëdhelja e sllavo-maqedonasve dhe dobësia e shqiptarëve
Artikulli vijuesFamilja e deputetit të PDK-së Shaip Mujës nuk lejoi ndërtimin e xhamisë