Deputetja izraelite dhe ish ministrja e jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, ka deklaruar se një hetues për krime lufte në Britani ka bërë përpjekje që ta marrë në pyetje atë gjatë një udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me rolin e saj në ofenzivën e Izraelit në Gaza në mes viteve 2008 – 2009.
Livni i ka thënë Radio Ushtarake Izraelite sot se kërkesa e policisë nuk ishte obligative, por e “papranueshme”.
Ministria e jashtme e Izraelit ka thënë se kërkesën britanike e sheh “me shqetësim të madh” dhe se do të angazhohet me autoritetet britanike derisa çështja të zgjidhjet.
Ministria e jashtme britanike dhe Policia në Londër nuk kanë pranuar ta komentojnë këtë, raporton Reuters.
Livni ka qenë ministre e jashtme e Izraelit gjatë ofenzivës tre javore kundër palestinezë në Gaza, e cila fillojë në fund të dhjetorit 2008.
Grupet pro palestineze prej asaj kohe kanë kërkuar arrestimin e saj gjatë udhëtimeve në Britani.
Zyrtarët britanik i kanë ofruar asaj imunitet diplomatik në të kaluarën, por Livni thotë se kësaj radhe ajo e ka refuzuar këtë imunitet për arsye parimore.