Ish kryeministri izraelit shpallet fajtor për korrupsion

Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert është gjetur fajtor në lidhje me një akuzë për korrupsion, por është liruar nga dy të tjera.
Verdikti është shpallur në një gjykatë në Jerusalem. Ai mund të përballet me pesë vjet burg.

Olmert, 66 vjeçar është liruar nga akuza se ka marrë ryshfet nga një biznesmen amerikano-hebre dhe se ka mbingarkuar organizatat humanitare për të ngritur fonde për udhëtimet e tij jashtë vendit, raporton rel.
Por, ai është dënuar për marrje të ryshfetit gjatë kohës sa ka qenë prefekt i Jerusalemit dhe ministër i tregtisë dhe industrisë, para se të bëhej kryeministër në vitin 2006.
Ai ka hedhur poshtë akuzat.
Ish kryeministri përballet në një proces të ndarë gjyqësor në të cilin akuzohet se ka marrë ryshfet për të promovuar një projekt kundërthënës ndërtimi në Jerusalem.
Olmert ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit në vitin 2008./ndx/kohaislame

Artikulli paraprakRriten tensionet mes Kinës dhe Vatikanit
Artikulli vijuesAlbin Kurti darkë vegjetariane me Sali Berishën