Erdogan: Rusia duhet të përgjigjet për krimet e saj në Siri

Presidenti i Turqisë duke pretenduar se Rusia së bashku me qeverinë e Bashar Asad kanë vrarë 400 mijë sirianë, ka thënë se Moska duhet të përgjigjet për këtë çështje.

Sipas një raporti të agjencisë Al Xhazira, Erdogan ka thënë se Rusia për të krijuar një qeveri të vogël të Bashar Asad është duke bombarduar Sirinë. Rusia duhet të përgjigjet për krimet e saj në Siri dhe ky vend së bashku me qeverinë e Bashar Asad janë përgjegjës për vrasjen e 400 mijë sirianëve, pretendoi në fjalën e tij Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë.
Kjo deklaratë e ashpër e Erdogan vjen ën kohën kur ushtria siriane dhe forcat e rezistencës të mbështetur nga avionët luftarakë të Rusisë ditët e fundit kanë bërë avancime të shumta në provincat Alepo dhe Dara. Të mërkurën e kaluar forcat siriane kanë arritur të çlirojnë qytetit Nabel, Zahra dhe qytetit Ratian dhe Majer në provincën Alepo.
Ky sukses i ushtrisë siriane u bë shkak që delegacioni i opozitarëve sirianë të largohet nga tryeza e bisedimeve në Gjenevë dhe të kthehet në Riad.
Artikulli paraprakMinistrat e punëve të jashtme të vendeve evropiane diskutojnë rreth krizës së emigrantëve
Artikulli vijuesMartirizohet një i ri palestinez në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan