Ish-Ministri i Tregtisë Bujar Dugolli kandidat për dekan të filozofikut

Ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, i cili ishte përjashtuar nga AAK-ja për shkak të “paraqitjes së tij publike dhe percepcionit publik” më 2009 është kandiduar për dekan të fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Për dekan të Edukimit ka kandiduar edhe ish-Ministri Ethem Çeku.

Javën e kaluar këshilli i mësimdhënësve të Fakultetit të Edukimit ia dërgoi Senatit të Universitetit të Prishtinës emrat e Bujar Dugollit dhe Demë Hotit si kandidatë për dekanë.
Tre mësimdhënës të këtij i fakulteti kanë treguar Gazetës Jeta në Kosovë se Dugolli është votuar më shumë nga kolegët e tij në krahasim me Hotin.
I kontaktuar nga gazeta, të mërkurën, Dugolli ka thënë se gjendet jashtë vendit dhe se do të jetë në gjendje të flasë vetëm të shtunën.
Senati i Universitetit pritet të vendosë për dekanët e ri kur të mblidhet, të hënën, ndërkohë që UP po kalon nëpër procedurën e vetë të zgjedhjeve me inkurajime që të mos emërojë zyrtarë nga politika.
Në kuadër të Fakultetit të Filozofisë funksionojnë edhe departamentet e historisë, shkencave politike, sociologjisë, psikologjisë, pedagogjisë si dhe etnologjisë e antropologjisë kulturore.
Demë Hoti është ligjërues pedagogjie, kurse Dugolli jep historinë moderne shqiptare 1830-1878 dhe historinë moderne shqiptare 1878-1912. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakQemajl Mustafa shkep para “pa dhimtë”
Artikulli vijuesSHBA: Zjarret në Kolorado nën kontroll