Me dhjetëra mijëra euro të komunës së Gjilanit janë paguar kompani pa nënshkruar kontrata me to, apo me vetëm ndonjë marrëveshje sa për sy e faqe.
Kryetari i kësaj komune, Qemajl Mustafa, ka paguar edhe qindra mijëra euro kompani të cilat as që kishin nisur punët për projektet në fjalë.
Këto të dhëna në detaje i ka bërë të ditura auditori gjeneral i Kosovës në raportin e tij për pasqyrat financiare të vitit 2011. Parregullsi auditori ka gjetur edhe te kontrata e nënshkruar me 29.09.2011 për‘’Rregullimi i rrugës – Halim Orana, Fehmi Agani dhe Jugu 1’’ në vlerë prej 126,486 euro dhe një tjetër e nënshkruar më 11.10.2011 për “Ndërtimi i trafostacioneve në fshatin Malishevë e Epërme, Jabuq dhe në lagjen Arbëria 1 dhe 2” në vlerë prej 122,133 euro, ku deri në datën e auditimit realizimi i projekteve nuk kishte filluar endem, shkruan “Zëri”.
Në këtë komunë, auditori ka gjetur se me vendim të kryetarit të komunës nga kategoria e subvencioneve është bërë pagesa në vlerë 4,910 euro, ndaj trupës artistike muzikore “QPKA” ,për pjesëmarrje në manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”.
Sipas auditorit gjeneral, kjo pagesë është bërë pa pasur kontratë mes Trupës Artistike dhe Komunës së Gjilanit, por pa ndonjë faturë apo dëftesë të lëshuar nga ana e Trupës Artistike Muzikore./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Ambasada Gjermane ndryshon procedurat për viza
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se prej 1 shkurtit të këtij viti në…
By
Redaksia
2 Min Read
Të martën, takimi i radhës Thaçi-Dacic
Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, të martën, do të takohen sërish në Bruksel, ndërsa në…
By
Redaksia
1 Min Read
Konfirmohet mashtrimi i qytetarëve, “Viva Fresh Store” në gjykatë
Raportimet e konsumatorëve dhe mediave për shitjen e produkteve pa afat që janë bërë kohëve…
By
Redaksia
5 Min Read
Në Kosovë emigrimi nuk është ndalur
Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Kosovës që përfshin emigracionin e rregullt dhe emigracionin ilegal,…
By
Redaksia
8 Min Read
Vrasësi i Enver Zymberit (i cili u vra duke mbrojtë Kosovën) shpallet i pafajshëm, e këta akoma flasin për ISIS-in
Trupi gjykues ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e ka liruar nga të gjitha akuzat…
By
Redaksia
2 Min Read
AKI-ja “filtron” personelin në MPB: Viktimë, Besnik Berisha
Besnik Berisha, i cili nga muaji nëntor është pezulluar nga detyra e drejtorit të Departamentit…
By
Redaksia
1 Min Read
