Duke marrë pretekst protestën e dhunshme dhe vandalizmin e demonstruar në Kriva Pallankë kundër një objekti kulti, ish deputeti dhe ish ministri në qeverinë e Gruevskit, Sulejman Rushiti, ka tërhequr vërejtjen për shtim të rasteve të tilla të inskenuara në vigjilje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Madje, Rushiti thotë se ato (qeveria) e shohin shpëtimin te destabilizimi i vendit.
“Duhet të kemi kujdes sepse sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë do të ketë incidente ndërreligjioze dhe ndëretnike. Ata e shohin shpëtimin te destabilizimi”, shkruan Rushiti në një status të tij në Facebook,