Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Jankullovska, i shpëton paraburgimit

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, i ka shpëtuar paraburgimit. Pas disa orëve në Gjykatën Penale në Shkup ajo u largua nga gjykata duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve. Bashkë me të në gjykatë ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, të cilit gjithashtu nuk iu shqiptua masa e paraburgimit.

Jankullovska dhe Bozhinovski në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale janë ndër të dyshuarit për manipulime dhe keqpërdorime zgjedhore gjatë zgjedhjeve të fundit.

Prokuroria Speciale Publike siç njoftoi, ka parashtruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës penale për ta refuzuar kërkesën e tyre që tetë të dyshuarit për mashtrime zgjedhore në rastin “Titanik”– të paraburgosen.

Artikulli paraprakNëse ishin të qëllimshme, sulmet e djeshme në Siri mund të konsiderohen krime lufte
Artikulli vijuesMaqedoni, 127 mijë administratorë