Nëse ishin të qëllimshme, sulmet e djeshme në Siri mund të konsiderohen krime lufte

Organizata e Kombeve të Bashkuara, deklaroi se në rast se dëshmohet se sulmet e djeshme në Siri kundër spitaleve dhe shkollave janë bërë me qëllim, mund të konsiderohen si “krime lufte”.

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Rupert Colville në konferencën për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë theksoi se në rast se dëshmohet se sulmet janë bërë nga Rusia ose regjimi sirian, këto shtete mund të akuzohen për krime lufte.

Zëdhënësi Colville, siç transmeton AA, tha se: “Sulmet e djeshme kundrejt spitaleve dhe shkollave në Siri, mund të konsiderohet si ‘krimë lufte’ nëse dëshmohet se janë të qëllimshme”.

“Niveli i shënjestrimit të spitaleve dhe shkollave në Siri, tregon se kjo përdoret si ‘luftë taktike’ “, tha ai.

Organizata e Mjekëve pa Kufi kishte njoftuar se si pasojë e sulmit kundrejt një spitali në Ma’arat Al Numan të Idlibit në Siri, e cila mbështetet nga vet organizata, humbën jetën më së paku 7 persona ndër të cilët gjenden edhe punonjësit e shëndetësisë, ndërsa janë të shqetësuar se 8 persona të tjerë me të cilët ende nuk kanë kontakt të mund të kenë vdekur.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) kishte njoftuar se dje në Siri janë sulmuar 5 spitale dhe 2 shkolla.

Artikulli paraprakSamsung Galaxy Note 6 vjen me 6GB RAM
Artikulli vijuesIsh-ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Jankullovska, i shpëton paraburgimit