Qyteti i Preshevës i cili është i banuar nga shqiptarët është porta e parë në Serbi e refugjatëve sirianë të hyrë nga Maqedonia. NBC news ka realizuar një rrëfim të shkurtër me disa shqiptarë që janë duke i ndihmuar popullit sirianë duke kujtuar luftën e fundit të Kosovës. Driton Rexhepi është njëri nga ta që ka ofruar 2.000 euro për t’i ndihmuar sirianët
“Unë isha një refugjatë, dhe jam shqiptar”, janë fjalët e Drtion Rexhepit i cili është një punëtorët në një supermarket lokal. Ai së bashku me Hajriz Musliun shihen në një foto duke mbajtur ujë dhe lëngje për t’i ofruar refugjatëve që kanë nevojë, përcjellë në shqip Gazeta Express.
Shkrimi vazhdon duke shkruar për bashkëjetesën e pamundur midis shqiptarëve dhe serbëve për shkak të konfliktit 1998-1999. Po ashtu edhe kur shteti serb refuzon të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008 dhe tensionet nuk janë ndalur asnjëherë.
Rexhepi, i cili është në 20-tat e tij, tha se ai u detyrua të ikte në Preshevë në kulmin e luftës dhe ishte mirënjohës në Amerikë për të ndihmuar Kosovën në atë kohë. Duke kujtuar ato momente Rexhepi tha se është radha e tij për të ndihmuar ata që janë në rrethana të ngjashme si kanë kaluar shqiptarët. Për këtë arsye ai i dha 2.000 euro për të mbushur një fugon të madh me lëngje dhe ujë.
Edhe Xhemaldin Jahiu i cili jeton në Zvicër por e ka familjen në Preshevë ndihmoi. Pasi që i pa refugjatët nga Siria dhe emigrantët nga Afganistani shkoi në një dyqan dhe bleu shishe të ujit për 200 euro. Për vetëm 10 minuta të gjitha shishet e blera nga Xhemaldini shkuan
Por jo të gjithë janë miqësorë me refugjatët nga Siria dhe emigrantët nga Afganistani. Një person thirri policinë kur pa disa nga ata janë afruar shumë afër oborrit të tij duke krijuar një vend për strehim.