Islami në dy tre fjalë

1. Muslimanët e adhurojnë All-llahun, i cili është një dhe i pashoq, dhe i cili i ka emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta. Kështu që qëllimet dhe aspiratat e muslimanit janë të përqëndruara te Zoti dhe Krijuesi i tij; ai i mbështetet Atij dhe prej Tij kërkon ndihmë, durim dhe përkrahje; ai beson se All-llahu është i mundshëm për të bërë çdo gjë, dhe nuk ka nevojë për grua apo djal. All-llahu i krijoi qiejt dhe tokën; Ai jep jetë dhe vdekje; Ai është Krijuesi dhe Mbajtësi prej të cilit robi kërkon furnizim. Ai është Gjithëdëgjuesi i Cili i përgjigjet lutjes së robit të Tij, dhe prej Të Cilit robi shpreson përgjigje. Ai është i Gjithëmëshirshmi dhe Falësi, të Cilit robi i drejtohet me pendim kur bën ndonjë mëkat ose kur ka mangësi në ndonjë adhurim. Ai është i Gjithëdituri dhe Gjithëshikuesi, i cili i dinë qëllimet dhe atë që e fshehin njerëzit në zemër. Robi turpërohet të bën mëkat duke e dëmtuar vetveten ose të tjerët, sepse Zoti i tij e mbikqyrë atë dhe e sheh çka vepron ai. Ai e din se All-llahu është i Urti, i cili e sheh të padukshmen, prandaj beson se ajo që All-llahu e urdhëron është në dobi të tij, edhe nëse ai nuk mund ta kuptoj urtësinë e saj.

2. Efektet e adhurimit në zemrën e muslimanit përshijnë këtë:

Namazi e mban robin në kontakt me Zotin e tij; nëse ai e bën atë me përulje dhe koncentrim, ai do të ndihet i qetë dhe i sigurtë, sepse ai e lut një Përkrahës të Plotëfuqishëm, që është All-llahu, qoftë i Lavdëruar dhe i Lartësuar. Për këtë shkak, Pejgamberi i fundit, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kishte zakon të thoshte “të qetësohemi me namaz”. Nëse diçka e shqetësonte atë, ai do të nxitonte për tu falur. Çdokush që përballet me shqetësime dhe sprova në namaz do të gjej fuqi, durim dhe ngushëllim sepse ai është duke i recituar fjalët e Zotit të vet, të cilat nuk mund të krahasohen me fjalët ngushëllese të ndonjë krijese. Nëse fjalët e një psikologu mund të ofrojnë një ngushëllim të vogël, çka mendon për fjalët e Atij i cili e ka krijuar psikologun?

Zeqati e pastron shpirtin nga kopracia dhe egoizmi, dhe i mëson njerëzit që të jenë zemërgjërë dhe tu ndihmojnë të varfërve dhe atyre që kanë nevojë. Kjo do të sjellë shpërblim të madh në Ditën e Ringjalljes, njashtu sikurse format e tjera të adhurimit. Zeqati nuk është i rëndë (ngarkesë), sikurse taksat e vendosura nga njerëzit; por është vetëm 2.5%, të cilën muslimani i sinqertë e paguan me gjithë dëshirë dhe nuk mundohet që ik prej saj, apo të pres derisa dikush ta ndjek atë.

Agjërimi do të thotë përmbajtja nga ushqimi dhe nga marrëdhëniet intime. Ai është një formë e adhurimit, dhe një mënyrë për ta shijuar urinë e atyre që janë të provuar me te. Ai poashtu na përkujton begatitë e Krijuesit, dhe sjell shpërblim shumë të madh.

Haxhi është vizita e shtëpisë së shejtë të All-llahut, e cila është ndërtuar nga Ibrahimi, alejhis-selam. Me kryerjen e haxhit ne e çojmë në vend urdhërin e All-llahut dhe thirjen për të ardhur dhe për ti takuar muslimanët nga e gjithë bota.

3. Islami urdhëron çdo gjë të mirë dhe ngalon nga çdo gjë e keqe. Ai nxit për sjellje të mirë dhe trajtim adekuat ndaj të tjerëve. Ai i urdhëron karakteristikat e mira si: sinqeritetin, durimin, maturinë, butësinë, përulësinë, modestinë, mbajtjen e premtimeve, dinjitetin, mëshirën, drejtësin, guximin, dashamirësin, mjaftueshmërin, pastërtinë, sjelljen e mirë, tolerancën, besnikërin, mirënjohjen ndaj dhuratave dhe vetëpërmbajten në kohën e hidhërimit.

Islami e urdhëron muslimanin që ti përmbush obligimet e veta ndaj prindërve dhe ti mban lidhjet familjare, ti ndihmon atij që ka nevojë, të jetë i mëshirshëm me të vegjëlit dhe ti respekton të moshuarit, të sillet mirë me robërit dhe kafshët, ti largon gjërat e dëmshme nga rruga, të fletë fjalë të mira, të falë në kohën kur ka mundësi të hakmeret, të jetë i sinqertë me shokët e tij musliman, t’i plotëson nevojat e muslimanëve, ti jep borxhliut kohë për ta shpaguar borxhin e tij, t’u jep përparësi të tjerëve, ti ngushëllon të tjerët, ti përshëndes njerëzit me fytyrë të buzëqeshur, ti viziton të sëmurët, ta përkrah atë që është i shtypur, t’u jep dhurata shokëve, t’i nderon mysafirët, të sillet më gruan e tij mirë dhe të shpenzon për atë dhe për fëmijët, ta përhap selamin dhe të kërkon leje para se të hyn në shtëpinë e tjetërkujt, që të mos sheh diçka private që ai nuk don ta sheh.

Disa jobesimtarë mund ti bëjn disa nga këto vepra nga edukata dhe sjellja e mirë, mirëpo ata nuk kërkojnë me këte shpërblimin e All-llahut dhe shpëtimin në ditën e gjykimit.

Nëse i shikojmë gjërat që Islami i ka ndaluar, do të vërejmë se kjo është në dobi të individit dhe gjithë shoqërisë. Të gjitha këto ndalesa shërbejnë që të mbrohen relacionet në mes robit dhe Zotit të vet, dhe relacionet e tij me vetveten dhe shokët e tij./albislam

 

Muhammed Salih el Munexh-xhid

përktheu: Omer Islami 

Artikulli paraprakSulmohet KFOR-i në Bërnjak
Artikulli vijuesBogdanoviq: Nuk e ndalim financimin e strukturave paralele