Sulmohet KFOR-i në Bërnjak

0
197

Forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it, kanë njoftuar përmes një komunikate se në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm, dy granata dore janë hedhur në kampin e KFOR-it në Vendkalimin Kufitar 31 në Bërnjak, transmeton rel.

“Njëra ka shpërthyer, kurse tjetra ka mbetur e pashpërthyer në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun”, ka njoftuar forca paqeruajtëse, duke bërë të ditur gjithashtu se “një ushtar i KFOR-it ka pësuar humbje të lehtë të dëgjimit dhe se nuk është raportuar ndonjë dëmtim i madh material.
Për arsye sigurie dhe për t’i ndihmuar hetimet Vendkalimi Kufitar 31 në Bërnjak mbetet i mbyllur deri në njoftimin tjetër.
Përmes kësaj komunikate, KFOR-i edhe një herë “dënon përdorimin e papranueshëm të dhunës, e cila do të luftohet fuqishëm nga KFOR-i”./Indeksonline/kohaislame