Besohet se Mansa Ebu Bekri i Malit udhëtoi në Gulf të Meksikos më 1312.
Analizat etno-linguistike tregojnë lidhjet ndërmjet disa popujve të Afrikës Perëndimore dhe amerikanëve vendasë që jetojnë në Gulf të Meksikës, rajon i Amerikës. Këto të dhëna janë të diskutueshme dhe nuk janë pranuar nga të gjithë dijetarët.Është pothuajse e pamundur të flasësh në përgjithësi për muslimanët amerikanë; të kthyerit në Islam, imigrantët, punëtorët e fabrikave, mjekët pasi që të gjithë janë duke e dhënë kontributin e tyre për ardhmërinë e Amerikës. Ky komunitet kompleks është i uniformuar me besim unik, i përforcuar nga njëri skaj në tjetrin me më shumë se njëmijë xhami.
Muslimanët kishin ardhur herët në Amerikën Veriore. Në shekullin e tetëmbëdhjetë aty ishin disa mijëra, duke punuar si robër në plantacione. Këto komunitete të hershme ndërpriten prej familjes dhe trashëgimisë së tyre dhe pashmangshëm humbin identitetin e tyre islam me kalimin e kohës. Sot shumë muslimanë afro-amerikanë luajnë rol të rëndësishëm në komunitetin islam.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, prapëseprapë, shihen fillet e ardhjes së muslimanëve arabë, shumica e të cilëve vendosen në qendrat e mëdha industriale dhe faleshin në vendfaljet e tyre me qira. Fillimi i shekullit të njëzetë dëshmon ardhjen e disa qindra mijëra muslimanëve prej Evropës Lindore: xhamia e parë shqiptare është hapur në Maine më 1915; të tjerat shumë shpejt e pasuan, dhe një grup i muslimanëve polakë e hapën xhaminë në Bruklin më 1928.
Më 1947 është themeluar Qendra Islame e Washingtonit gjatë periudhës së presidentit Truman dhe në vitet e pesëdhjeta u formuan disa organizata gjithëpopullore. Gjatë viteve të pesëdhjeta deri në të shtatëdhjetat ishte një fluks i madh i muslimanëve të ardhur nga India dhe Pakistani të cilët sot përfaqësojnë segmentin kryesor të muslimanëve imigrantë amerikanë. Prej fillimit të viteve të njëzeta deri në të shtatëdhjetat disa organizata pseudo-islame u shfaqën në mesin e muslimanëve vendas duke përdorur terminologjinë islame për t’i mbuluar mësimet raciste joislame: Kombi i Islamit (The Nation of Islam – të ashtuquajtur “Muslimanët e zinj”), Vakëfi Shkencor Mavritan (The Moorish Science Temple), The Ansarullah (Ansarullahët).
Malkolm X, i cili ishte zëdhënës i “Nation of Islam”, u kthye kundër liderit të tij dhe, pas eksperiencës së vëllazërisë së vërtetë islame gjatë Haxhit të tij ndryshoi mendimin e tij në lidhje me pjesëtarët e racës së bardhë. Antentati ndaj Malkolmit më 1965 nuk ndikoi në shpërbërjen e “Muslimanëve të zinj”.
Megjithëse këto organizata gjithmonë kanë mbetur pakica të vogla por të zhurmshme, disa prej përfaqësuesve të tyre vazhdojnë të nxijnë imazhin e Islamit deri në ditët e sotme.
Islami është njëra prej feve më të përhapura në SH.B.A. Sot popullata muslimane në Amerikë, sipas studiueve, llogaritet prej pesë milionë deri në tetë milionë.
Komuniteti musliman amerikan është mozaik kulturash. Pjesëtarët e tij vijnë prej pesë kontinenteve të mëdha. Në fakt, studimi i fundit tregon se shumica e muslimanëve janë imigrantë – 77.6 % përballë 22.4% muslimanëve të lindur në SH.B.A.
Kështu, afro-amerikanët raportohet se përfshijnë 42% të shumicës së tyre; 24.4% janë indo-pakistanezë; 12.4% janë arabë; 5.2% janë afrikanë; 3.6% janë iranianë; 2.4% janë turq; 2% janë nga Azia Jug-lindore; 1.6% janë amerikanë të bardhë; 3.2% janë shqiptarë; dhe të gjitha grupet e tjera përfshijnë 5.6%.
Dhjetë shtetet me më së shumti muslimanë në Shtete e Bashkuara janë: Kalifornia, Nju-Jorku, Illinoisi, Nju-Gjersi, Indiana, Miçigeni, Virgjinia, Teksasi, Ohio dhe Merilendi (të renditura sipas popullatës).
Përktheu: Fexhrie Kaçiu
You Might also Like
PËRSE E MËSOJMË TEUHIDIN?
1.Për faktin se Allahun na krijoi për hir të tij. 2.Allahu nuk e pranon ndonjë…
By
Redaksia
0 Min Read
Dijetarët islam propozojnë 30 shtatorin të shpallet si “dita e zemërimit”
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Dijetarëve Muslimanë, Ali Karadagi ka kërkuar që 30…
By
Redaksia
1 Min Read
Policët hungarez në ndihmë të kolegëve maqedonas
Qeveria hungareze ka dërguar sot në Maqedoni 31 policë që të ndihmojnë për një periudhë…
By
Redaksia
1 Min Read
Niset grupi i parë i haxhinjve nga Maqedonia
“Nëna më pyeti nëse dëshiroj të shkoj në haxh. Unë u përgjigja se kjo është…
By
Redaksia
3 Min Read
Maqedoni: Pavarësisht ligjit, numri aborteve i madh
Nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e aborteve, pas zbatimit të ligjit të ri…
By
Redaksia
1 Min Read
Festa e Kurban Bajramit po kremtohet edhe në Shqipëri
Qindra-mijëra besimtarë myslimanë kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. Kjo ditë dhe festimet që lidhen…
By
Redaksia
1 Min Read
