Ky është këngëtari shqiptar që ndodhet në Qabe për haxh

Njihet si ndër rokerët më mirë që ka Shqipëria. Sidrit Bejleri, ka dëshmua tashmë talentin e tij në muzikë duke u bërë edhe model por edhe mësues për shumë këngëtarë të rinjë që nisin karrierën muzikore, shkruan Magazina.

Pra përmes ekranit, Sidriti ka treguar aftësinë e tij prej një artisti të madh, por pak prej fansave të tij e kanë ditur edhe një antë tjetër të fuqishme që ka këngëtari nga Shkodra; ajo ka të bëjë me fenë. Sidriti është një besimtar i madh i fesë Islame. Këto ditë ai ka nisur ta realizojë një ndër obligimet që ka cdo myslimanë; shkuarjen në Qabe që këngëtari në një postim në facebook e ka quajtur “udhëtimi i jetës”.

“Udhëtimi i jetës… Një ndjesi e papërshkrueshme me fjalë… Zoti ju ruajtë dhe ju begatoftë gjithmonë me Madhështinë e Tij!”, shkruan Bejleri.

Artikulli paraprakAuuu kur paret janë në pytje – Enver Hoxhaj në ARABI, për një agjendë të re Ekonomike
Artikulli vijuesFrancë, ndërtohet mur 4 metërsh për të ndaluar emigrantët ilegal