Diskutohet për krizën me migrantët

Presidenti Gjorge Ivanov ka mbajtur sot një takim lidhur me ballafaqimin me krizën e refugjatëve dhe migrantëve, me anëtarët e e Komitetit drejtues- trup i Qeverisë për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, dhe me pjesëtarë të Shtatëmadhorisë së ARM -së.

Siç bëjnë të ditur nga Kabineti i presidentit, qëllimi i mbledhjes ka qenë që Ivanovi t’i njoftojë anëtarët e Komitetit për takimin e paradokohshëm me kryetarin e Këshillit evropian Donald Tusk, me komisarin për zgjerim Johanes Han, drejtorin ekzekutiv të Fronteksit Fabris Legeri dhe me presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliq, në të cilin u këmbyen informta për gjendjet momentale dhe për masat dhe aktivitetet e BE¬së për menaxhim të krizës me migrantët dhe refugjatët.

Ivanov njëherit ka kërkuar nga Komiteti drejtues dhe nga të gjitha institucionet e inkuadruara në ballafaqimin me krizën e migrantëve dhe refugjatëve, edhe mëtej me përkushtueshmëri maksimale të vazhdojnë me masat dhe aktivitetet e tyre, me qëllim mbrojtjen e kufirit shtetëror, kontroll ndaj migrantëve dhe ulje të rreziqeve të sigurisë për sigurim dhe realizim të sigurisë së qytetarëve të Maqedonisë.

Artikulli paraprakReis Ulema Sulejman efendi Rexhepi dekorohet me dekoratën “Imazh i Kombit”
Artikulli vijues“El Hilal”-i në Tabanovc me refugjatët