Ismaili optimist para turneut në Sllovaki

Kampionët e Maqedonisë në futsall, skuadra e Zhelezarec sot është nisur për në Bratislavë të Sllovakisë, ku do të zhvillohet faza e ndeshjeve në grupe të UEFA kupës. Si fituese e Grupit F, Zhelezarec është plasuar në grupin 4 së bashku me Ajnd’hovenin e Holandës, Sievi nga Finlanda dhe Sllova Matik nga Sllovakia.
Në ekipin e Zhelezarec janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Taulant Ismaili dhe Ferid Agushi, të cilët ndihmuan shumë ekipin e tyre për kualifikim në fazën e grupeve.

Pikërisht pak para nisjes për në Sllovaki, Ismaili është prononcuar për Portalb, duke u shpreh optimist për ndeshjet që i presin në fazën kualifikuese.
“Jemi përgatitur mjaft mirë, pasi kishim kohë të gjatë që arritëm kualifikimin për fazën e grupeve. Nuk do ta kemi aspak lehtë, pasi që luajmë me kundërshtarë mjaft me përvojë e që në radhët e tyre kanë dhe futbolistë që më parë kanë luajtur edhe futboll profesional në ekipe të mëdha. Asnjë herë nuk udhëtojmë me flamur të bardhë, por do të tentojmë që të marrim maksimumin”, tha Taulant Ismaili.

Nga katër ekipet që janë pjesëmarrëse në grup, vetëm dy të parat do të sigurojnë kualifikim në “Elite Round”, ku do të jenë 16 ekipet më të mira evropiane. /Portalb
Orari i ndeshjeve është ky si vijon:

30 Shtator
16:30 Ajndhoven – Sievi
19:00 Sllov Matik – Zhelezarec

1 Tetor
15:30 Zhelezarec – Ajndhoven
18:00 Slov Matik – Sievi

3 Tetor
15:30 Sievi – Zhelezarec
18:00 Sllov Matik – Ajndhoven

Artikulli paraprakRokerja me ferexhe (Video)
Artikulli vijuesAndi Lila SEXHDE midis Athinës (Foto)